Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisionerja Marta Kos pas çeljes së grupkapitullit të dytë: Shqipëria histori suksesi

Komisionerja Marta Kos pas çeljes së grupkapitullit të

BE-ja hapi sot grupkapitullin e dytë të negociatave, “Tregu i Brendshëm” me Shqipërinë. Këtë të hënë u zhvillua konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe të pranishëm ishin në këtë takim të drejtuar nga Radosław Sikorsi, ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, ishin i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama dhe Marta Kos, komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët komisionerja Kos u shpreh se: “Shqipëria është histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap në zgjerim. E ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE. Sot jemi më pranë kësaj arritje se asnjëherë. Suksesi juaj ka një kuptim më të gjerë. Sepse mund t’i tregoni Ballkanit Perëndimor që me përkushtim mund të arrihet çdo gjë”, tha Marta Kos./K.C/dritare.net