Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori i BE-së: Mbështesim Shqipërinë në çdo hap të rrugëtimit drejt BE-së

Ambasadori i BE-së: Mbështesim Shqipërinë në çdo

Ambasadori i Bashkimit Europian Gonzato uron Shqipërinë, pas çeljes së negociatave për grupkapitullin e dytë “Tregu i Brendshëm”. Përmes një postimi në rrjetin social X, Silvio Gonzato shkruan:

“Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin e saj në BE: hapja e grupit të tregut të brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat në lidhje me BE-në. Përafrimi i vazhdueshëm me atë që është kërkuar nga BE, e sjell Shqipërinë më pranë një Evrope të bashkuar dhe më të sigurt“, shkruan ambasadori./K.C/dritare.net