
A duhet të adoptojmë euron duke braktisur lekun siç propozon Agron Shehaj!
Dritare.net
Nga Irena Beqiraj
Ideja” brilante” për të adoptuar euron në vend monedhës vendase me synimin që “t’u kursyejmë qytetarëve "100 milionë euro” të harxhuara në shkëmbimet euro lek, më la të kuptojë që Z. Shehaj ka lexuar së fundmi ndonjë libër makroekonomie të viteve 80.
Kujtoj këtu, që në fjalimin e saj të famshën në vitin 1983 Margaret Thatcher deklaroi se: “shteti nuk ka burime të tjera parash përveçse ato që njerëzit fitojnë. Nëse qeveria kërkon të shpenzojë më shumë ajo ose do të marr borxh kursimet tuaja ose do t’u taksojë më shumë”!
Thatcher-i në këtë fjalim pohonte se financat e qeverisë funksionojnë njësoj siç funksionojnë financat personale. Kjo qasje mbi të cilën u ngrit edhe miti i qeverive të vogla, të cilat për fat të keq kanë ekzistuar vetëm në premtimet politike, anashkaloi ose "fshehu" fuqinë unike të qeverive, atë të emetimit të monedhës vendase.
Kur një qeveri shpenzon dhe merr hua në monedhën që ajo emeton, ky borxh nuk duhet të trajtohet njësoj si borxhi i individit, pasi nuk shoqërohet nga rreziku i mospagimit. Ky është edhe koncepti kyç i Teorisë Moderne Monetare e cila u zhvillua pas viteve 1990.
Për ta kuptuar këtë po marr një shembull. Në periudhën 2007-2009 Anglia edhe Spanja përjetuan një rritje tët deficitit buxhetor nga 3% në 10%, e PBB-së po ashtu niveli i borxhit për të dy vendet ishte thuajse i njëjtë por, norma e interesit e bonove të thesarit britanike 10 vjecare në këtë periudhë u ul nga 5% në 3.6% ndërsa për bonot e thesarit spanjolle norma e interesit u dyfishua.
Ndryshimi thelbësor midis Spanjës edhe Anglisë ishte se Anglia nuk ishte pjesë e unionit monetar edhe monedha e saj nuk ishte euro. Anglia shpenzonte edhe merrte hua vetëm në monedhën vendase paundin britanik e cila emetohet nga Banka Qëndrore e Anglisë. Ndërsa Spanja përdorte monedhën e unionit, euron.
Në periudhën 2007-2009 Banka Qëndrore angleze veproi si huadhënës i fundit duke financuar deficitin në rritje të qeverisë angleze. Spanja nuk e ksihte një huadhënës të tillë pasi ajo ishte vetëm përdoruese dhe jo emetuese e euros. Spanja njësoj si nje individ mund të përdorë euron por jo ta emetojë atë, ndaj ishte e prekshme ndaj krizave të likuiditetit edhe rrezikut të mospagimit. Për ketë arsye investitorët nga frika e mospagimit, rritën kostot e humarrjes ( normat e interesit) për Spanjën . Po ashtu Greqia njësoj si Spanja ishte vetëm përdoruese e euros dhe jo emetuese e saj. Në 2009 deficiti buxhetor i Greqisë ishte vetëm 15 % i PBB _sëe por normat e të interesit për bonot e saj të thesarit u rritën nga 6 % në 35%.
E pra vendet, i) që kanë monedhat e tyre, ii) që marrin hua në ato monedha dhe iii) që operojnë në kurse këmbimi të luhatshme gëzojnë sovranitet monetar i cili u lejon një shkallë më të lartë të fleksibilitetit fiskal, edhe për rrjedhojë më shumë autonomi për të menaxhuar fatin e tyre ekonomik.
Sikurse një njëri e ka më të lehtë të ecë në dy këmbë, edhe ekonomia ka nevojë edhe për dy shtyllat e politik-bërjes edhe atë monetare dhe atë fiskale. Braktisja e lekut edhe adoptimi i euros do te thotë të heqim dorë ose ndryshe ta leme ekonominë tonë vetëm me këmbën fiskale fiskale .
Nderkohë qe politikë bërësit të vjetër e të rinj duhet të kuptojnë se pas kompromentimin që ju bë pjesërisht sovranitetit monetar, duke marrë borxh në monedhë të huaj, ka mbetur pak fleksibilitet edhe tek politikat fiskale.
Si vend importues me një balancë tregëtare përsistente negative Shqipëria ka qënë gjithmonë e etur për flukse në monedhë të huaj për të balacuar deficitin e saj tregëtar. Por disavantazhi i ekonomisë shqitare nuk ishte vetëm deficiti tregëtar. Me rënien e produktivitetit që filloi të vihej re që prej 2015- ës rritja ekonomike u ushqye kryesisht nga përdorimi i borxhit . Me qëllim uljen e kostove të borxhit në rritje, socialistët vendosën të ndiqnin rrugën më të lehtë - të përfitonin nga normat shumë të ulta të interesit të tregjet ndërkombëtare, edhe intensifikuan marrjen e borxhit në euro . Në vitin 2021 kur filluan të shfaqesin presionet e para inflacioniste të parashikuara që gjatë pandemisë borxhi në monedhë të huaj zinte më shumë se 45% të portofolit të borxhit të Shqipërisë i cilësuar ky nga ekonomistët si kufiri i rrezikut .
Inflacioni që po trokiste (edhe nuk vonoi të vinte) do të rezultonte me një zhvlerësim të monedhës vendase, të Lekut . Kjo do të rriste kostot e shërbimin të borxhit. Ndërkohë duke qenë se borxhi ishte në monedhë të huaj kryesisht euro, mundësitë e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në shlyerjen e detyrimeve ishin të kufizuara .
Që leku të mos zhvlerësohej por përkundrazi të vlerësohej duheshin rritur flukset e euros, dhe në këtë rast manovra ekonomike e ndjekur nga socilistët ishte nxitja e rrjedhjes së kapitalit të huaj në pasuri të paluajtshme. Blerjet e banesave nga jo rezidentët janë shpesh një temë shumë e ndjeshme e diskutimit publik. Ndërkohë që këto transaksione shpesh shihen si një shejnë që investitorët e vlerësojnë vendin si një destinacion premtues dhe solid investimi, ato fatkeqësisht nuk zvogëlojnë rreziqet e destabilitetit financiar përkundrazi përveçse i shyjnë në kohë i përkeqësojë ato.
Në fjalimin e tij "Teprica e kursimeve", Bernanke theksoi pikërisht ketë : “flukset e kapitalit te huaj në sektorë apo aktivitete ekonomike si banesat pa një kontribut në rritjen e qëndrueshme të produktivitetit sjellin një rritje të rrezikut. Shlyerja e borxhit të jashtëm bëhet më e vështirë nëse flukset e kapitalit te huaj çojnë në investime të larta rezidenciale dhe konsum të brendshëm (dmth. aktivitete pa përfitime të qëndrueshme të produktivitetit)”.
Kursimi i "100 milionë eurove" mund te ishte prioritet nëse ekonomia do të funksiononte si sipërmarrja por nuk është kështu.
Jam e sigurt që këto rreshta nuk do të ndikojnë në rezultatin që do të ketë Z. Shehaj në zgjedhjet e 11 Majit por, uroj që të jënë një mundësi për të kuptuar se ekonomia eshtë shumë më komplekse se sipërmarrja edhe nuk mund të drejtohet dhe të trajtohet si sipërmarrje. Mënyra më e mirë për të bërë një tranzicion i suksesshëm nga sektori privat në sektorin publik është ta bësh këtë me përulësi .
Marre nga #bloguifushates

















