
Mjeku: Kjo është sëmundja që prek shumicën e njerëzve!
Dritare.net
Altin Stafa është mjeku që ngriti në këmbë për 10 minuta, bashkëshortin e ikonës së televizionit italian Mara Venieri. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga doktor Altini tregon një nga problemet më të shpeshta që has te pacientët, që është arteroza. Artroza thotë mjeku, nuk është sëmundje, por është çmimi që ne paguajmë për t’u plakur.
"Nga pikëpamja e numrave të popullsisë një nga problematikat që kanë shumica e njerëzve është dhimbja e shpinës, e qafës cervikale, artroza. Ata që do të kalojnë në një fare moshe do të vuajnë nga artroza. Artroza teknikisht nuk është sëmundje, por është çmimi që ne paguajmë për t’u plakur, që ka edhe një çmim paralel, dhimbjen. Pa qenë të sëmurë nga hernia diskale, disa njerëzve vuajnë nga dhimbjet sepse artroza është gjeneratori i dhimbjes. Në situata të tilla neuroradiologjia ndërhyrëse vertebrale ka disa armë që mund të shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, apo për ta shëruar plotësisht.”, tregon mjeku në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV.

















