
A do ketë luftë në Evropë?! Flet ish-partizani 95-vjeçar!
Dritare.net
Naxhi Zhupa, ish-partizan 95-vjeçar i Brigadës së VIII S dhe veteran i LANÇ-it i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv fflet për luftën dhe mundësinë që ajo të shpërthejë në Evropë. 95-vjeçari thotë nuk do të ketë luftë në Evropë, nëse nuk futet Gjermania.
"Luftë në Evropë do të ketë po u fut Gjermania ose po u tërhoq Gjermania. Po s’u fut Gjermania, nuk ka luftë në Evropë. Të tjerët nuk bëjnë dot luftë pa Gjermaninë, le të mburrën sa të duan. Sepse të gjitha luftërat që kanë nisur vendet e tjera, i kanë humbur. Prandaj nuk e bëjnë dot. Evropa nuk ka kuptim pa Gjermaninë. Ne e pamë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët janë më të ditur se të tjerët, më të përgatitur, me të pajisur, më të disiplinuar, më të vendosur, këto karakteristika i ka edhe sot Gjermania. Është shembull i të gjithë organizmit ushtarak të NATO-s në Evropë. Sot nuk ka vend për armiqësi me gjermanin.", thotë ish-partizani 95-vjeçar në DritareTv./K.C/dritare.net

















