Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Shqipëria në rrugën e


BE-ja hapi sot grupkapitullin e dytë të negociatave, “Tregu i Brendshëm” me Shqipërinë. Këtë të hënë u zhvillua konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe të pranishëm ishin në këtë takim të drejtuar nga Radosław Sikorsi, ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, ishin i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama dhe Marta KOS, komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Radosław Sikorski tha çelja e grupkapitulli i dytë është tepër e rëndësishme dhe tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në 2025 prita Kos në Varshavë. Zgjerimi i BE ishte në fokus të diskutimeve tona. Grupkapitujt e dytë u çelën sot, u përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjen dhe rrugëtimin e qartë drejt BE. Shumica e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën jeni dhe kjo është shtysë pozitive për ne për të përshpejtuar negociata”, tha ai./K.C/dritare.net