Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjeku neuroradiolog: Këshilla ime e jetës!

Mjeku neuroradiolog: Këshilla ime e jetës!

“Jini të lumtur!” Kjo është këshilla e mjekut neuroradiolog Altin Stafa, për njerëzit, që të mos kenë nevojë të shkojnë te doktori. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, doktor Altini tha se shëndeti nuk është vetëm çështje trupi, apo që një organ nuk funksionon mirë, por është rezultat i shumë elementëve, një prej tyre edhe gjendja emocionale e një pacienti.


“Këshilla ime për njerëzit është që të jenë të lumtur. Lumturia është ilaçi i të gjitha sëmundjeve. Por se si të jesh i lumtur nuk ta thotë doktori, nuk ta mësojnë as në shkollë. Ajo është rezultat i një kërkimi personal. Unë njoh persona që kanë pirë duhan gjithë jetën dhe nuk kanë vdekur nga sëmundje të mushkërive, njoh njerëz që janë dashamirës të verës dhe nuk kanë probleme. Kjo nuk do të thotë se ato bëjnë mirë e duhen konsumuar. Por e them sepse shëndeti është rezultat i shumë elementeve. Ne vizitojmë njerëz që nuk kanë asnjë organ që nuk funksion, që nuk do të kishin nevojë të ishin në spital, por janë në spital. Unë kam 20 vjet që ushtroj këtë zanat, edhe ndoshta në 20 vitet e ardhshme do ndryshoj mendje. Por mirëqenia nuk është thjesht çështje trupi, apo organi që nuk funksionon mirë, është edhe pjesa emocionale.”, thotë doktor Altini në DritareTV./K.C/dritare.net