Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja pse Jozi ka bërë tri vite burg në Zvicër!

Ja pse Jozi ka bërë tri vite burg në Zvicër!

Pas incidentit të rëndë që tronditi gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku goditi fizikisht artistin Gjesti, mediat kanë filluar të publikojnë informacione shqetësuese për të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, Jozi është denoncuar më parë nga një ish-partnere për dhunë fizike gjatë kohës që jetonin bashkë në Zvicër.

Pas denoncimit, ai është arrestuar dhe ka vuajtur një dënim afër tre viteve burg – nga viti 2020 deri në 2023 – një periudhë që përkon me vitet e pandemisë.

Juristë zviceranë të kontaktuar nga mediat theksojnë se dënime të tilla për dhunë jepen vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta.

Burime të afërta me ish-partneren bëjnë me dije se pas dënimit, ajo ka ndërprerë çdo kontakt me Jozin, ndërsa vendi i vuajtjes së dënimit thuhet të ketë qenë në një nga kantonet frankofone të Zvicrës./prive