Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha: Altin Dumani kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij në SPAK. Ta harrojë!

Sali Berisha: Altin Dumani kërkon të ndryshojë Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot nga selia blu. Berisha e kritikoi Dumanin se po kërkon të ndryshojë Kushtetutën me qëllim zgjatjen e mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme.

"Kushtetuta nuk ndryshon për karrigen e tij. Nëse ke kryer detyrat në përputhje me ligjin, nuk ke pse të kesh frikë nga puna jote. Kushtetuta do të ndryshojë, por për të hequr të drejtën që prokurori të kontrollojë gjykatësin. Kjo nuk ndodh askund në botë,” deklaroi Berisha./L.F-dritare.net