Na ndiqni edhe në

Bota

Zelensky i kërkon Trump-it të vizitojë Ukrainën përpara marrëveshjes me Rusinë

Zelensky i kërkon Trump-it të vizitojë Ukrainën përpara

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar Donald Trump-in të vizitojë vendin e tij përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.

“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të plagosur ose të vdekur.”, tha Zelensky në një intervistë për programin 60 Minuta të CBS-së.

Intervista u regjistrua përpara se një raketë ruse të godiste qytetin e Sumy të dielën, duke vrarë 35 persona dhe duke plagosur 117 të tjerë.

Pa dhënë prova, Rusia tha se hodhi dy raketa Iskander në një takim të ushtarëve ukrainas, duke vrarë 60 prej tyre. Trump tha se i ishte thënë se ishte një gabim, pa specifikuar se kush ia kishte thënë./K.C/dritare.net