Video/ Momenti i daljes së Epitafit nga Katedralja Ngjallja e Krishtit
E Premte 10 Prill 2026, 20:08
Dritare.net

Dalja e Epitafit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është kremtuar sot në kuadër të riteve të Pashkës Ortodokse.
Ceremonia tradicionale u zhvillua në një atmosferë solemniteti, ku besimtarë të shumtë u mblodhën për të ndjekur procesionin e Epitafit, një nga momentet më të rëndësishme të javës së madhe për besimtarët ortodoksë.
Riti u shoqërua me lutje dhe këngë kishtare, ndërsa besimtarët morën pjesë në procesionin përreth katedrales, duke simbolizuar vajtimin dhe nderimin për Krishtin./K.C/dritare.net
View this post on Instagram