Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Guvernatori i Bejrutit qan live, rreth 250 000 njerëz mbesin pa shtëpi!

Video/ Guvernatori i Bejrutit qan live, rreth 250 000 njerëz mbesin pa

Shpërthimi në Bejrut të martën ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Mbi 100 persona kanë vdekur nga raportet e fundit të mediave Libaneze, dhe mbi 4000 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim, që dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e një sasie të madhe nitrati.

Por, duket sikur tragjedia e së martës, do të zhysë akoma më thellë në një krizë të madhe vendin, pasi raportohet se rreth 250 000 persona kanë humbur tanimë shtëpitë e tyre.

Spitalet ne Bejrut janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, Marvan Abud, i cili para gazetares shpërtheu në lot.

Zjarrëfikësit që kanë shkuar të parët në vendin e ngajrjes janë zhdukur.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët./ I.M-Dritare.net