Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës! Seanca në Kushtetuese, publike

Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës! Seanca në

Erion Veliaj ka lënë qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nis në orën 10:00, dhe relatore do jetë Sonila Bejtja.

Gjykata Kushtetuese njoftoi praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt./L.F-dritare.net