 
		                       Berisha sherr me Ulsi Manjën: Ku e ke çantën Louis Vitton! Ish-ministri: Të sfidoj Sali, copa jote kushton 2 mijë euro
Dritare.net

Ulsi Manja është përfshirë në disa replika me Sali Berishën në Kuvend, pasi ish-kryeministri iu drejtua duke i thënë se ka një regjistrim të tij.
Berisha akuzoi Manjën se ka paguar kreun e SPAK, Altin Dumani që të mos dalë ai regjistrim: “Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi, edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh,” por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë”.
Deputeti i PS-së i ndërhyri nga vendi, ndërsa Berisha e akuzoi si të inkriminuar: “Ku i ke kostumet? I ke fshehur apo i ke hequr?”
Në një moment, Manja hoqi xhaketën në shenjë reagimi dhe u shpreh: “Hajt t’i nxjerrim kostumet dhe të shohim sa kushtojnë, i imi dhe i joti.”
Berisha vazhdoi me çantat luksoze: “500 mijë euro janë veç nga çanta, i ke me regjistrim? I ke kërkuar një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do? “Ti sjell unë bashkë me dosjen dhe fashikullin, përveç se ke marrë 500 mijë euro, i ke kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton dhe të kanë pyetur për kë e do, pastaj pjesën tjetër s’po ta them.”
Ish-ministri Manja iu përgjigj: “E kam pyetur ChatGPT a ka çantë 500 mijë euro Louis Vuitton, më ka thënë jo. Sa për kostumet, jam gati ti bëjmë eksperimentim, se vetëm copa e kostumit që ke ti bën dy mijë euro"./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       