Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nuk i meritoj 20 vite burg! Elsa Lila rrëfen sërish përjetimet e arrestimit në Itali!

Nuk i meritoj 20 vite burg! Elsa Lila rrëfen sërish përjetimet e

Në një bisedë shumë të ndjerë, këngëtarja Elsa Lila ka treguar si e përjetoi momentin kur u akuzua padrejtësisht në Itali.

“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” tregoi këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.

Elsa Lila tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja.

Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”./dritare.net