 
		                       PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh
Dritare.net

Pas rreth 12 orësh debate e përplasje, opozita braktisi punimet e seancës maratonë të së enjtes, pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e saj për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Me këtë vendim, ju vetëm sa firmosni fundin e parlamentit… ne do iu përgjigjemi", ishte reagimi i Sali Berishës.
Dy kërkesat e opozitës sollën përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Për socialistët, rasti McGonigal është një proces i mbyllur tashmë nga drejtësia amerikane.
“Kuvendi i Shqipërisë nuk heton procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane“-u shpreh Çuçi.
Seanca maratonë e të enjtes nuk solli debate e përplasje vetëm për Reformën në Drejtësi, pas raportimit të Mirela Bogdanit si drejtuese e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe për çmimin e xhaketave./dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       