Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seanca në Kushtetuese: Presidenca kërkoi të mos jetë në gjykim, trupa tërhiqet për vendim!

Seanca në Kushtetuese: Presidenca kërkoi të mos jetë në

Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt. Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra që të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se nuk është kompetencë e saj. I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca në Kushtetuese: Presidenca kërkoi të mos jetë në

“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.

Ndiqeni live në DritareTV:

"I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave", tha Mbrojtja e Veliajt.

Trupa Gjykuese është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e Presidencës./dritare.net