Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Veliaj del nga Gjykata Kushtetuese, pas 7 orëve! Përshendet: Ju dua shumë!

Erion Veliaj del nga Gjykata Kushtetuese, pas 7 orëve! Përshendet: Ju

Pas një seance maratonë që zgjati afro 7 orë, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra. Në përfundim të seancës, trupi gjykues është tërhequr për vendim, i cili do të shpallet në një datë të mëvonshme.

Sapo seanca përfundoi, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe, nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve, është dërguar sërish në qendrën e paraburgimit në Durrës.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, tha se “data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen në vijim”, duke theksuar se gjykata do të marrë kohën e nevojshme për një vendim të drejtë dhe të argumentuar.

Seanca u zhvillua në prani të palëve dhe përfaqësuesve ligjorë, ndërsa interesi i publikut dhe mediave ishte i lartë, për shkak të peshës së madhe politike dhe institucionale që ka kjo çështje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë fatet ligjore dhe politike të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke u konsideruar si një nga çështjet më të rëndësishme të momentit në jetën publike të vendit./dritare.net