
Fatos Nano në intervistën e tij të vitit 1999 për gazetaren Rudina Xhunga, pas takimit me Milosheviçin, një nga takimet më të diskutuara të karrierës së tij, ish-kryeministri asokohe u shpreh se ajo ishte një levizje e kalkuluar dhe e nevojshme.
Nano hodhi poshtë idenë e një gabimi, duke argumentuar se takimi ishte në përputhje me strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare për t'u angazhuar drejtpërdrejt me Millosheviçin, me synimin për të ulur tensionet.
Duke përdorur një metaforë të fortë, Nano tha: "Dikush duhet ta bombardonte i pari Millosheviçin”, duke nënkuptuar një konfrontim direkt politik me kërkesat e palës shqiptare, siç ishin rikthimi i autonomisë për Kosovën dhe lirimi i të burgosurve politikë.
Ai e shihte takimin si një mundësi për të paraqitur pa ndërmjetës qëndrimin e Shqipërisë dhe interesat e shqiptarëve të Kosovës, brenda një kuadri më të gjerë të iniciativave rajonale për bashkëpunim dhe stabilitet, të mbështetura nga BE dhe grupi i kontaktit./dritare.net