 
		                       Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare!
		                        	E Premte  31 Tetor 2025, 15:03
		                            
		   	    			Dritare.net

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.
“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!” shkruan Braçe.
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       