Thaçi përballë gjyqtarëve të Hagës: Kam bërë për Kosovën atë që do të kishin bërë dhe ju për vendin tuaj!
Dritare.net

Ish-presidenti i Kosova, Hashim Thaçi, ka marrë fjalën para trupit gjykues në Haga gjatë seancës përfundimtare të deklaratave mbyllëse, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm për akuzat ndaj tij dhe duke shprehur keqardhje për të gjitha viktimat e luftës pa dallim etnik.
Thaçi e nisi fjalimin duke uruar qytetarët për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar momentin historik të 17 shkurtit 2008. Ai theksoi se gjatë gati tre viteve proces gjyqësor, gjykata ka dëgjuar argumentet e prokurorisë dhe mbrojtjes dhe, sipas tij, e vërteta është e qartë.
“Akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike,” deklaroi ai.
Ish-presidenti tha se në fillim të vitit 1998 ndodhej student në Zyrih dhe jo i përfshirë në plane politike apo ushtarake, ndërsa akuzoi regjimin e Slobodan Milošević për ndjekje politike ndaj tij dhe për plane, sipas tij, për gjenocid në Kosovë. Ai shtoi se ishte detyruar të largohej nga vendi pasi ishte dënuar në mungesë nga autoritetet e atëhershme serbe.
Seanca përmbyllëse shënon një fazë vendimtare të procesit gjyqësor ndaj Thaçit, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues pas shqyrtimit të plotë të provave dhe argumenteve të palëve./L.F-dritare.net