Nesër moment vendimtar për Shqipërinë. Lara Colturi nis e para në slalomin e saj më të fortë
Dritare.net

Pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 të dielën në slalomin gjigant, skiatorja kuqezi Lara Colturi do të rikthehet nesër në pistë, këtë herë në disiplinën e saj të preferuar, slalom.
19-vjeçarja do të jetë e para që do të nisë zbritjen në lëshimin e parë, i cili fillon në orën 10:00. Pritshmëritë për një medalje historike në këto Lojëra janë të mëdha, sidomos pasi këtë sezon në Kupën e Botës ajo është ngjitur katër herë në podium, duke marrë dy vende të dyta dhe dy të treta.
Favoritet kryesore në slalom (Kupës së Botës)
Paula Moltzan – renditet e 6-ta në Kupën e Botës
Camille Rast – renditet e 2-ta
Katharina Truppe – renditet e 4-ta
Wendy Holdener – renditet e 3-ta
Lena Dürr – renditet e 9-ta
Mikaela Shiffrin – renditet e para
Sara Hector – renditet e 10-ta
Emma Aicher – renditet e 8-ta
Anna Swenn Larsson – renditet e 7-ta
Tradita tregon se medalistet zakonisht dalin nga ky grup sportistesh. Shiffrin kryeson renditjen me 780 pikë dhe ka fituar shtatë nga tetë garat e slalomit këtë sezon, duke u renditur e dyta vetëm në një rast, një dominim i rrallë në këtë disiplinë këtë dimër.
Në garë do të jenë gjithashtu edhe Semire Dauti (nis e 78-ta), Lisa Brunga (e 84-ta) dhe Kiana Kryeziu (e 85-ta), me start po ashtu në orën 10:00./K.C/dritare.net