Presidenti Begaj për 18-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë
Dritare.net

Në një fjalim solemn në Kuvendi i Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosova, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj vlerësoi shtetin më të ri në rajon si “realitet sovran të pakthyeshëm” dhe simbol të lirisë e sakrificës kombëtare.
Begaj theksoi se historia e Kosovës është ndërtuar mbi kontributin e intelektualëve dhe luftëtarëve që sakrifikuan për lirinë dhe identitetin kombëtar, duke nënvizuar rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ndalimin e spastrimit etnik dhe kthimin e qytetarëve në vendin e tyre.
Ai shprehu mbështetje edhe për ish-drejtuesit e luftës që po përballen me procese gjyqësore, duke përmendur emra si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për të cilët tha se janë pjesë e pandashme e historisë së lirisë.
Presidenti shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është detyrim historik dhe se Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të ecin së bashku drejt integrimit euroatlantik, përfshirë dialogun në Brukseli./L.F-dritare.net