Na ndiqni edhe në

Showbiz

Moment prekës! Pas shumë vitesh larg, Stenaldo takon vëllanë!

Moment prekës! Pas shumë vitesh larg, Stenaldo takon

Një surprizë emocionuese ndodhi për Stenaldon.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë e tij, Xhoelin, ndërsa takimi ishte tejet emocionues dhe i përloti të gjithë.

Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, ndërsa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë./dritare.net