
Stuhi, erë e fortë dhe reshje të dendura në Tiranë. Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi
E Shtunë 30 Gusht 2025, 12:12
Dritare.net
Një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë Tiranën gjatë minutave të fundit.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet e mundshme.
Moti i përkeqësuar mund të shoqërohet edhe me probleme në infrastrukturë dhe energji, ndaj qytetarët këshillohen të marrin masa paraprake dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të emergjencave civile./L.F/dritare.net

















