
Sot është nata e madhe! Shqipëria performon në finalen e Eurovision 2025!
Dritare.net
Finalja e madhe e Eurovision 2025 zhvillohet sot, më 17 maj, në orën 21:00 në arenën St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës. Në këtë edicion të 69-të të festivalit, 26 shtete garojnë për trofeun prestigjioz, përfshirë edhe Shqipërinë.
Shqipëria përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm", një kombinim i muzikës elektronike me elemente tradicionale shqiptare. Kënga është shkruar nga Beatriçe Gjergji, Kolë Laca dhe Lekë Gjeloshi. Ajo u përzgjodh përmes edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, të mbajtur në dhjetor 2024.
Pas një paraqitjeje të suksesshme në gjysmëfinale, Shqipëria u kualifikua për në finalen e madhe dhe do të performojë e fundit, në vendin e 26-të – një pozicion shpesh i favorshëm për të lënë përshtypje të fortë tek publiku dhe juria./E.P-dritare.net

















