Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Macron thirrje bizneseve: Investoni në Shqipëri, së shpejti do të jetë në BE!

Macron thirrje bizneseve: Investoni në Shqipëri,  së shpejti do

Në përfundim të fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, presidenti francez Emmanuel Macron iu bëri thirrje bizneseve që të investojnë në Shqipëri. Ai shprehu bindjen se në dy vitet që vijnë, vendi do të jetë pjesë e BE, teksa përmendi edhe rikonfirmimin e fortë të Ramës në krye të qeverisë.

Sipas Macron, kjo është e rëndësishme jo vetëm për rajonin për të krijuar stabilitet.

“Këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë ndaj iu inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni udhëheqje të fortë. Nuk flas vetëm se është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka mandat të qartë, do të jenë pjesë e BE. Të jeni të sigurt që ne si Evropë do të japim rezultate.

Tani që kemi linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folën, ju lutem investoni në Evropë, besojini Evropës sepse kemi nevojë për besimin e investimet tuaja që të realizojmë agjendën kaq ambicioze se është e duhura jo vetëm për evropianët por edhe rajonet e tjera për të krijuar stabilitet. “, u shpreh Rama.