
Skepticizëm se jam gruaja e kryeministrit. Linda Rama: Jam munduar të ruaj identitetin tim profesional!
Dritare.net
Në forumin ndërkombëtar ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, Linda Rama bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama foli për skepticizmin që e ka përndjekur për faktin se është gruaja e kryeministrit.
Ndërsa iu përgjigj pyetjeve në Forum, zonja Rama tha se është munduar të ruajë një identitet profesional dhe personal edhe pse sic u shpreh ka qenë shumë e vështirë.
“Në fakt, sa i takon profilit e gjithë jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit dhe kam qenë si rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë një avokate e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut dhe politikat publike në të njëjtën çati me personin, të cilit i ishte besuar drejtimi i politikave publike dhe ndryshimit të jetës së njerëzve dhe ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit. Në fillim mendova që thjeshtë do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim profesional, por e kuptova më pas që më duhej të ruaja identitetin tim profesional dhe personal.
Ishte shumë sfiduese. Së pari, ishte shumë e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Ju thoja gjithkujt që unë do vazhdoj të jem i njëjti person si më parë dhe do të punoj në të njëjtën fushë si më parë, por ishte shumë e vështirë për ta, që ta besonin. Në fakt, unë i jepja vetë makinës, nuk kam një dado për fëmijën tim, unë gatuaj vetë dhe në fakt për njerëzit ishte shumë e vështirë, nuk e lidhnin dot këtë lloj narrative me bashkëshortin e dikujt kaq të rëndësishëm”, tha zonja Rama./E.P-dritare.net

















