Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situatë alarmante te Syri i kaltër! Nënprefekti:Nuk mund të operohet me forca tokësore, po presim avionët Canadair!

Situatë alarmante te Syri i kaltër! Nënprefekti:Nuk mund të

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë.Kështu u shpreh nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. I gjendur në aksion, ai tha se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion ‘Canadair’ nga ajri.“Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën e saj, teksa edhe flakët fluturojnë deri në distancë 200 metra nga forca e erës. Personalisht nuk e kam përjetuar ndonjëherë. Jemi përqëndruar në fshatin Krongj, me forca të dislokuara, si dhe sot me helikopter të forcave të armatosura. Por edhe pse u mendua se u shua, vatrat u riaktivizuan, situata mbetet problematike. Parku Syrit të Kaltër nuk mbaj mend të jetë përfshirë ndonjëherë nga flakët në këto përmasa”, u shpreh nënprefekti.Kurse për planin operacional dhe ndërhyrjen, ai tha se presin avionin që t’i bashkohet helikopterit ushtarak.“Nuk mund të operohet me forca tokësore me atë dendësi bimësh e terreni. Deri tani ka operuar një helikopter dhe jemi në pritje të avionëve canadair që i presim nga çasti në çast. Problem është se janë disa vatra zjarri, madje ka edhe nga ato që riaktivizohen. Një perimetër prej 50 km të paktën. Shfaqet sa në Mesopotam, në një fshat tjetër. Duhet treguar kujdes maksimal, jemi në terren 24 orë, por kushtet atmosferike, era dhe temperaturat e larta i kemi në disfavor”, përfundoi Kiço , i intervistuar nga vendngjarja nga Report Tv.