Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u ndërtua traktori i parë shqiptar!

Si u ndërtua traktori i parë shqiptar!

Rrok Gemi ka projektuar dhe ndërtuar traktorin e parë shqiptar. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, zoti Gemi rrëfeu historinë e veçantë të ndërtimit të traktorit të parë në vitin 1977.

Si u ndërtua traktori i parë shqiptar!

Ai tregon procesin se si u ndërtua ky traktor vetëm me një katalog si shembull dhe fshehurazi nga kinezët. Gemi përmendi përgjegjësinë e madhe që ndjeu për realizimin e këtij mjeti, në një kohë kur çdo defekt i mundshëm i traktorit mund t’i kushtonte lirinë.

”Puna me traktorin filloi me një katalog sepse nuk kisha një traktor të hapur që ta shikoja si shembull. Kjo punë nuk kishte orar, detyra jonë ishte vetëm ta mbaronim. Traktori përfundoi para 11 tetorit 1978, që përkon me ditën e novatorëve. Mehmet Shehu ishte i pari që i hipi traktorit shqiptar. Mehmet Shehu i vendosi traktorit 5 plugje, gjë që nuk e kishte bërë njeri më parë, traktori nxirrte vetëm tym, kisha frikë mos shpërthente. Nuk flisnim dot që t’i shpjegonim se ajo që kishte bërë rrezikonte punën. Nëse diçka i ndodhte traktorit unë rrezikoja burgun.”- rrëfen Rrok Gemi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV./dritare.net