Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëri Francë. Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi!

Shqipëri  Francë. Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi!

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Pas takimit mes tyre, në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidenti francëz Macron u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi I mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.

Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve./E.P-dritare.net