Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shprehjet më frymëzuese të Nënë Terezës, që do ju bëjnë njerëz më të mirë!

Shprehjet më frymëzuese të Nënë Terezës, që

Nënë Tereza është një frymëzim për miliona njerëz, e njohur për përkushtimin e saj gjatë gjithë jetës ndaj njerëzve në nevojë. Sot në 110 vjetorin e lindjes së saj, dritare.net ju sjell 28 shprehjet e saj, që do ju frymëzojnë të jeni njerëz më të mirë.

1. Paqja fillon me një buzëqeshje.

2. Qëndroni besnik ndaj gjërave të vogla, sepse aty ndodhet fuqia jote.

3. Përhapni dashurinë kudo që të shkoni. Mos lini askënd të vijë te ju, pa lënë lumturi.

4. Të gjithë mendojnë se ajo që bëjmë është një vrimë në oqean, por oqeani do ishte më pak pa vrimën e munguar.

5. Dashuria intensive nuk matet, vetëm jepet.

6. Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

7. Fjalët e ëmbla mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është e pafund.

8. Uria për dashuri është më e vështirë për t’u hequr, sesa uria për bukë.

9. Nëse nuk mund të ushqesh miliona njerëz, ushqe vetëm një.

10. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!

11. Kam gjetur paradoksin, që nëse dashuron deri në lëndim, nuk mund të ketë lëndim, por vetëm dashuri.

12. Ne kurrë nuk do mund t’i dimë të mirat që një buzëqeshje e thjeshtë mund të bëjë.

13. Dashuria s’mund të mbetet vetëm, nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbim.

14. Varfëria më e tmerrshme është vetmia, dhe ndjenja e të qenurit i padashur.

15. Nëse gjykon njerëzit, nuk do keni kohë t’i doni ata.

16. Si të promovoni paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde.

17. Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar valë.

18. Unë dua që të shqetësoheni për fqinjët tuaj. I njihni ju fqinjët tuaj?

19. Nuk jam e sigurt sesi mund të jetë parajsa, por di që kur të vdesim dhe të vijë koha që Zoti të na gjykojë neve, ai nuk do të pyes, “ Sa të mira keni bërë në jetë?”, por do të pyes, “Me sa dashuri i ke bërë gjërat e mira?”.

20. Zoti nuk ju kërkon të keni sukses, ai vetëm ju kërkon të provoni.

21. Nëse nuk keni vend, është sepse ne kemi harruar se i përkasim njeri-tjetrit.

22. Nuk është sa japim, por me sa dashuri e japim.

23. Gëzimi është një rrjet dashurie, në të cilin ti mund të kapësh shpirtra.

24. Asnjëherë mos fluturo më shpejt sesa engjëlli yt mbrojtës mund të fluturojë.

25. Le ta takojmë njëri-tjetrin, gjithmonë, me një buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.

26. Nëse je i përulur, asgjë nuk do t’ju prekë. As lëvdata as turpi, sepse ti e di çfarë je.

27. Mos prit për udhëheqës, bëjeni vetë.

28. Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba të sjellim paqe, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri./L.F-dritare.net