Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shi dhe ftohtë. Ja moti për sot!

Shi dhe ftohtë. Ja moti për sot!

Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës nëzonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngatashoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë./L.F-dritare.net