Pas 15 orësh të rrethuar nga RENEA, vetëdorëzohen dy të dyshuarit në Orosh
Dritare.net

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga forcat RENEA dhe policia e shumtë, Juljan Cumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar.
Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrja e familjarëve të tyre dhe thirrjet e autoriteteve kanë ndikuar që dy personat të pranonin dorëzimin. Ata fshiheshin në një banesë të braktisur në Orosh, fillimisht të vërejtur nga policia e Pukës, dhe më pas nga forcat RENEA që shkuan për mbështetje.
Dyshohet se të dy ishin të armatosur rëndë dhe të lidhur me një grup terrorist.
Pas dorëzimit, forcat RENEA do të kryejnë kontrolle në banesë me ndihmën e qenve, për të verifikuar nëse ka eksploziv ose sende të tjera të dyshimta, si dhe për të dokumentuar çdo gjë që mund të ketë qenë e fshehur në këtë ambient të braktisur./K.C/dritare.net

