Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Pamjet nga operacioni në Orosh, brenda banesës që ishin ngujuar dy të armatosurit u gjet edhe një flamur i ISIS

Pamjet nga operacioni në Orosh, brenda banesës që ishin ngujuar

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të zhvilluar në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku u arrestuan dy persona pas një rrethimi që zgjati rreth 12 orë. Sipas policisë, ndërhyrja u bë pasi një person u fut në një banesë të braktisur dhe refuzoi t’u bindet thirrjeve të uniformave blu, duke i kanosur ata.

Gjatë ndërhyrjes së Forcave Speciale RENEA, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Pas negociatave të gjata dhe ndërmjetësimit të familjarëve, dy personat që ndodheshin brenda u dorëzuan pa pasur viktima.

Njëri prej të arrestuarve u gjet i plagosur në kofshë dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestroi një arsenal armësh dhe mjetesh shpërthyese, përfshirë 4 armë automatike, një pistoletë, 17 granata dore, municion luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si dhe një flamur të organizatës terroriste ISIS.

Të arrestuarit janë:

E. U., 35 vjeç, me precedent penal për nxitje të urrejtjes
J. C., 34 vjeç, me precedent për vjedhje dhe kanosje
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për vepra penale të rënda, përfshirë nxitje për terrorizëm, prodhim armësh, kundërshtim të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, ku shihet momenti i dorëzimit të dy personave pas negociatave./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)