Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbaron mandati i Holta Zaçajt, betohet Asim Vokshi si gjyqtar i ri i Kushtetueses

Mbaron mandati i Holta Zaçajt, betohet Asim Vokshi si gjyqtar i ri i

Holta Zaçaj nuk është më anëtare dhe as kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit zyrtar të mandatit të saj. Këtë të martë, në Presidencë, gjyqtari Asim Vokshi u betua para Presidentit Bajram Begaj si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese për një mandat 9-vjeçar.

Mbaron mandati i Holta Zaçajt, betohet Asim Vokshi si gjyqtar i ri i

Pas ceremonisë së betimit, Vokshi shtrëngoi duart me Zaçajn, mandati i së cilës kishte përfunduar që në muajin prill.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Vokshi.

Mbaron mandati i Holta Zaçajt, betohet Asim Vokshi si gjyqtar i ri i

Betimi i tij vjen rreth dy muaj pasi Gjykata e Lartë e shpalli fitues në garën për zëvendësimin e Zaçajt. Vendimi u kundërshtua nga kandidatja tjetër, Naureda Llagami, e cila pretendoi se një votë e shpallur e pavlefshme i takonte asaj, por pretendimi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Largimi i Zaçajt hap rrugën për zgjedhjen e një kryetari të ri, ndërsa drejtimi i përkohshëm i gjykatës po bëhet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.

Ndërkohë, Presidenti Begaj ka hapur thirrjen për kandidatë për zëvendësimin e gjyqtares Sonila Bejta, me afat aplikimi deri më 30 nëntor.

Gjykata Kushtetuese vijon të funksionojë me mangësi në përbërje, pasi prej më shumë se një viti nuk është plotësuar vendi i Elsa Toskës, e cila dha dorëheqjen në shtator 2024, për shkak të përplasjeve institucionale./L.F-dritare.net