Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Atentat në Lushnjë, plagoset Julian Sula

Atentat në Lushnjë, plagoset Julian Sula

Një atentat ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku është qëlluar në drejtim të një makine pranë stadiumit, me shënjestër Julian Sula, i njohur edhe si Juli Pashakos dhe rival i grupit të Aldo Bares. Sula mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e ngjarjes u larguan me makinë, e cila më pas u gjet e djegur në fshatin Lifaj, bashkë me armën e përdorur. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punon për kapjen e autorëve.

Julian Sula është një emër i njohur për organet e rendit, pasi më parë ishte dyshuar për atentate të tjera, por pa provuar fajësinë. Një tentativë tjetër për ta vrarë ai e ka pësuar më parë, por autorët nuk u zbuluan kurrë./L.F-dritare.net