Për herë të parë, BBVK4 realizon shkëmbim me Grande Fratello!
E Martë 25 Nëntor 2025, 10:10
Dritare.net

Big Brother VIP Kosova 4 do të bëjë shkëmbim të banorëve me show-n e madh televiziv në Itali, Grande Fratello.
Konkurrenti që do të shkojë në atë reality show për vetëm një javë është Dolce.
Këtë e bëri të ditur moderatori në Prime-n e tretë, duke thënë se të premten do të ketë shkëmbim të një banori.
Kjo gjë u prit shumë mirë edhe nga publiku pasi të gjithë duartrokitën me padurim.
Po ashtu ky veprim u vlerësua lart edhe nga opinionistët, duke e quajtur si një veprim që duhej të ndodhte.
Dolce besojnë se është e duhur për t'u bërë pjesë e formatit më të komentuar në Itali.
Se si do të jetë përgjatë një jave, mbetet për t'u parë ditëve në vijim/dritare.net