Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherif Bundo: Do ta çojmë dollinë në UNESCO!

Sherif Bundo: Do ta çojmë dollinë në UNESCO!

Dollia është një vlerë unike e trojeve shqiptare. Një traditë tërësisht e jona, e cila së shpejti mund të vlerësohet si pasuri e trashëgimisë kulturore botërore. Akademiku Sherif Bundo, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli për dollinë, të cilës i ka kushtuar edhe një libër. Zoti Bundo, tha se po bëhen përpjekje për ta çuar dollinë në UNESCO.

“Dollia ka autencitet të plotë në hapësirat shqiptare. E meriton të jetë në UNESCO, sepse në këndvështrimin tonë i plotëson të gjitha kriteret për t’u vlerësuar si një pasuri e trashëgimisë kulturore botërore. Kemi nisur përgatitjen e një dosje, që është një punë tejet voluminoze, kërkon angazhimin e shumë njerëzve dhe institucioneve. Por po ashtu kërkon edhe buxhet. Duhet edhe një vlerësim të karakterit objektiv, pra një video, një relacion të plotë, bashkë me shpjegime.
Dollia për shqiptarët është një institucion që ngre në piedestal mikun, vizitorin në shtëpi. Ajo që ndër vite më ka magjepsur te dollia është fuqia, magjia e fjalës, komplimentit. Dollia është mënyra njerëzore, manifestuar te tradita e mikpritjes. Është unike për Shqipërinë”, u shpreh akademiku Sherif Bundo./L.F-dritare.net