Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e PD-së, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj: Shmangeni këtë ngjarje!

Sot protesta e PD-së, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e planifikuar të zhvillohet sot, të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00, pranë ndërtesës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ambasada Amerikane u ka këshilluar qytetarëve amerikanë që të shmangin demonstratën dhe zonat përreth saj, duke theksuar se edhe pse tubimet zakonisht nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.

“Veprime për t’u ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

Të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Të kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike

Të ndiqni mediat lokale

Të keni gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

Të mbani një profil të ulët.”,-sqarohet në njoftim.

Njoftimi:

Sot protesta e PD-së, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve

Në mesazhin e saj, Ambasada u bën thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë, të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese. Gjithashtu rekomandohet kufizimi i shpërqendrimeve në publik, mbajtja e një profili të ulët dhe përgatitja e një plani emergjence ose strategjie daljeje, në rast se situata përshkallëzohet.

“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme”/dritare.net