I orë e 47 minuta masazh kardiak. Mjekët shpëtojnë 19 vjeçarjen pas sulmit në zemër!
Dritare.net

Corriere
Një histori që duket si mrekulli vjen nga Palermo, ku 19-vjeçarja Giada rrezikoi jetën pas një miokardit i papritur, pas infektimit me një virus gripal gjatë një pushimi në Laponia. Ajo u dërgua në gjendje kome në Spitalin Civico të Palermos më 26 nëntor, me parametrat jetësorë në rënie drastike.
Rreziku ishte i madh, por një ekip prej 12 mjekësh dhe infermierësh arriti të shpëtonte jetën e saj me një maratonë të jashtëzakonshme masazhesh kardiake, që zgjati 1 orë e 47 minuta. Pavarësisht lodhjes dhe momenteve kritike, ata vazhduan pa u ndalur, duke përdorur koordinimin dhe përvojën për të mbajtur në funksion zemrën e Giadës. Në përfundim, u aktivizua edhe aparatura ECMO – oksigjenimi ekstrakorporal i membranës – një teknologji që ndihmon në qarkullimin e gjakut jashtë trupit, zakonisht e përdorur në transplantet kardiake.
Drejtori i departamentit të Emergjencës, Massimo Geraci, dhe drejtori i Anestezisë, Vincenzo Mazzarese, treguan emocionet dhe tensionin e atyre momenteve: “Ekipi funksiononte si një orë, çdo veprim kishte rëndësi për jetën e saj,” shprehet Mazzarese. “Kjo ka qenë një mrekulli reale,” shton ai.
Sot, Giada është rikuperuar dhe ndodhet në shtëpi, gati për të festuar një nga Krishtlindjet më të bukura të jetës së saj. Babai i saj konfirmon: “Gjendja e saj është shumë më mirë. Tani mund ta përqafojmë dhe të gëzojmë këtë moment të çmuar.”
Për mjekët, ishte thjesht detyra e përditshme – por për Giadën dhe familjen e saj, ishte një mrekulli e vërtetë./L.F-dritare.net