Emigrantët kthehen në atdhe për festa, radhë kilometrike në Kakavijë
Dritare.net

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e fundvitit, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin drejt vendlindjes për të kaluar festat pranë familjarëve.
Si pasojë e fluksit të lartë, në pikën kufitare të Kakavijës, në anën greke, është krijuar një radhë kilometrike me automjete dhe autobusë.
Emigrantët thonë se koha e pritjes për të hyrë në Shqipëri shkon deri në 3 orë, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe lodhje, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar.
Shkak për situatën është puna vetëm me dy sportele nga pala greke, të cilat rezultojnë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve në këtë periudhë festive.
Autoritetet pritet të marrin masa për lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e pritjeve të gjata në ditët në vijim./K.C/dritare.net