Na ndiqni edhe në

Bota

Fotot e reja zbulojnë lidhjet e princit Andrew me Maxwell dhe Epstein

Fotot e reja zbulojnë lidhjet e princit Andrew me Maxwell dhe Epstein

Një foto e princit Andrew Mountbatten-Windsor, i shtrirë mbi gjunjët e disa grave, është pjesë e mijëra dokumenteve të Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Në foto shihet Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafik seksual, duke buzëqeshur në sfond. Fotografia dyshohet të jetë marrë në dhomën e sallonit të Sandringham, pronë mbretërore në Norfolk.

Publikimi i fotos pritet të shtojë vëmendjen mbi Andrew, i cili u privua nga titujt dhe nderimet mbretërore për lidhjet e tij trafikantin Jeffrey Epstein. Andrew i ka mohuar akuzat.

Fotot e reja zbulojnë lidhjet e princit Andrew me Maxwell dhe Epstein

Dy nga fotot gjithashtu tregojnë ish-gruan e tij, Sarah Ferguson, në shoqërinë e grave me fytyra të mbuluara. Përfaqësuesit e saj nuk kanë komentuar.

Ekspertët theksojnë se shfaqja në dokumente ose foto nuk është provë e ndonjë shkeljeje./K.C/dritare.net