Berisha: Ftova Lapajn t’i bashkohet protestës së 22 dhjetorit, ja çfarë më tha!
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ardhshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ajo e 22 dhjetorit,nuk do të jenë thjesht simbolike apo dyorëshe, por të forta dhe të qëndrueshme, deri në largimin e tij nga pushteti. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.
"Berisha: Unë ju mirëkuptoj ju por dhe ju më mirëkuptoni mua. Historia dhe eksperiencë kemi. Në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe të motivuar se kurrë sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale, zgjedhjet e 11 majit i ka fituar opozita. Kemi të drejtë të marrim cdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti, Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. Ne jemi në diktaturë, Në kavajë në mars ’90 grupet antikomuniste 2 ditë çliruan kavajën, me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot o kurrë. Ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do i përvishemi diktaturave. Ne japim sinjalin e parë më 22 për të vijuar deri në rrëzimin e tij. Të gjithë ata që janë të betuar për të larguar, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme të gjata. Protestat më tha një qytetar në kavajë duhet ti bëjmë me batanije në shpinë./ Me bej nja lajm thate mbi deklaraten e berishes te bere gjate nje bashkebisedimi me qytetaret ne rrjetet sociale",- tha Berisha.
Pyetje: Te protesta e Lapajt pati përplasje me policinë. A ka ardhur koha të mbështesim çdo lëvizje kundër Ramës?
Berisha: Unë e kam mbështetur publikisht jo një, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e mbështet te partia e tij. PD ka nisur protestën e saj të fuqishme javore para Kryeministrisë dhe në Parlament. Më 22 dhjetor, qytetarët dhe aleatët e PD-së do të jenë në shesh. Zoti Lapaj është ftuar të jetë në protestën tonë; madje, po të donte, mund edhe të fliste, por ai e ka të programuar protestën për partinë e tij.