Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjegull në Rrugën e Kombit, Policia Rrugore apel shoferëve

Mjegull në Rrugën e Kombit, Policia Rrugore apel shoferëve

Policia Rrugore e Kukësit ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj të gjithë qytetarëve që qarkullojnë në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit–Morinë, për shkak të prezencës së mjegullës dhe shikueshmërisë së reduktuar.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë, të ulin ritmin e lëvizjes dhe të zbatojnë udhëzimet e efektivëve në terren.

“Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet me dije se shërbimet e Policisë së Njësisë së Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve./K.C/dritare.net