Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha: SPAK merr fund më 11 maj!

Sali Berisha: SPAK merr fund më 11 maj!

Pas daljes nga SPAK , në fjalën e tij para përkrahësve Berisha u shpreh se mesazhi që ai la në tavolinë ishte se SPAK do të marrë fund më 11 maj.

"Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.

Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra", u shpreh Berisha./L.F-dritare.net