Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rusia i kthen Ukrainës, trupin e gjymtuar të gazetares Viktoria Roshchyna!

Rusia i kthen Ukrainës, trupin e gjymtuar të gazetares Viktoria

Një furgon i ngarkuar me kufoma iu dorëzua ukrainasve nga rusët. Aty gjendej edhe trupi i një personi të mbyllur në një qese me një kod të çuditshëm: ishte gazetarja ukrainase Viktoria Roshchyna.E kapur nga rusët në verën e vitit 2023, gazetarja nuk u kthye më kurrë. Ajo ishte 27 vjeç. Ajo u dhunua në mënyrë barbare ndërsa ishte gjallë.

Mjekët vërtetuan shenja të shumta torture, djegie në këmbë, plagë thike në kyçet e këmbëve dhe parakrahët, gërvishtje në kokë dhe tortura të tjera të tmerrshme. Por nuk ishte e mundur të identifikohej shkaku i saktë i vdekjes sepse trupi u kthye pa disa pjesë: trurin, sytë dhe laringun.

Roshchyna vdiq pas një viti në paraburgim, në moshën 27 vjeçare. Gjatë paraburgimit të saj, kontakti i saj i vetëm i njohur me botën e jashtme ishte një telefonatë katër-minutëshe me prindërit e saj, një vit të plotë pasi ajo ishte kapur nga rusët.

Ukraina mendon se janë 16,000 civilë të saj që po mbahen të burgosur nga Rusia.

Shumica e të ndaluarve po mbahen pa akuza. Kushtet e paraburgimit të tyre përbëjnë një krim të dyshuar lufte dhe po mblidhen prova për ndjekje penale të mundshme.

Të paraburgosurit janë punonjës ndihmash, gazetarë, pronarë biznesesh, politikanë vendas, udhëheqës të kishave dhe kushdo që dyshohet se i ka rezistuar pushtimit. Ata po mbahen në më shumë se 180 objekte në territoret e pushtuara dhe brenda vetë Rusisë. E megjithatë, në të gjithë zhurmën rreth bisedimeve të paqes, ata përmenden rrallë./L.F-dritare.net