
Rruga Berat–Ballaban drejt përfundimit. Balluku dhe Kumbaro inspektojnë kantierin
E Hënë 11 Gusht 2025, 16:04
Dritare.net

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një inspektim në kantierin e aksit rrugor Berat–Ballaban.
Punimet në këtë aks kanë avancuar ndjeshëm në të gjithë gjatësinë e rrugës, e cila pritet të hapë një faqe të re për të gjithë zonën. Ky projekt do të nxjerrë në pah potencialin ekonomik dhe turistik të rajonit, duke sjellë zhvillim dhe mundësi të reja për komunitetin lokal./E.P-dritare.net

















