Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Replikat për projektin e Zvërnecit! Rama i pergjigjet Lubonjës!

Replikat për projektin e Zvërnecit! Rama i pergjigjet Lubonjës!

Në fjalimin e tij mbi një orë për investimin në Zvërnec, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama replikoi për herë të parë edhe me Fatos Lubonjën.

Rama tha se respektonte vuajtjet e tij në diktaturë, por jo gjuhën që përdor tani analisti.

“Të shoh ju të shkoni pas berihasë të Fatos Lubonjës që jeton me makthin e mafies që kur u nda prej meje, unë nuk e pranoj, respekt për atë si person, për vuajtjet e tij, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit, njësoj e njëjta gjë. Doni? E keni dhe atë. Që të mos them dhe për ata të tjerët që rrinë fshehur, që thonë ishalla po çohen ata që e kanë mbështetur Ramën edhe po shkojnë pas berihasë se nuk e mundim dot. Nuk ka nevojë të më mundni fare!”, deklaroi Rama./dritare.net