Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Receta e ëmbëlsirës së Bajramit, që gatuhet për 5 minuta!

Receta e ëmbëlsirës së Bajramit, që gatuhet për 5

Edira Ruzi krijon çdo ditë receta, ama në ditë të veçanta si kjo e sotmja, i ndan me të gjithë. Sot për Bajram na tregoi recetën e cheesecakes me bazë tërshëre e shije hallve. Edlira na siguron se është një ëmbëlsirë, që gatuhet shpejt dhe po aq shpejt konsumohet. Shija është fantastike.

“Mini cheesecakes me bazë tërshëre e shije hallve. Meqë është Bajram, më erdhi në mendje hallva dhe sajova këto cheesecakes me tahini. Janë shumë të thjeshta edhe për t’u gatuar. Duan 5 minuta të përgatiten, 20 munuta të piqen dhe fraksion sekonde për t’i ngrënë.

Një ëmbëlsirë nga ato për të cilën s’do ju vrasë ndërgjegjja fare. Nuk do merreni as kush e preu copën të madhe e kush të vogël. Thjeshtë, pastër, bukur, ëmbël”.

Receta për bazën: 200 gr tërshërë e shtypur, 2 banane, 2 lugë gjalpë dhe 1 luge kanellë. Përzihen mirë të gjitha e vihen në tavën për cupcakes. Piqen 5-7 min.

Receta për kremin: 1 kuti filadelphia, 1 lugë tahini, 2 lugë sheqer pluhur(ose dhe normal) 2 vezë. Përzihen mirë dhe kremi i shtohet bazës me tërshërë. Piqen bashke për 10-15 min.

Ju bëfshin mirë po i provuat”./L.F-dritare.net